
Rruga jonë e përbashkët
E ardhmja fillon me qytetarët
Historia jonë politike është një udhëtim i perbashkët me qytetarët e Dukagjinit. Nisma ka lindur si nje lëvizje për ndryshim,përfaqësim të drejtë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Me vizion të qartë dhe energji të reja duke synuar Pejë transparente, të drejtë e të bashkuar
Pse Nismën?

Së Bashku Ndërtojmë të Ardhmen
Zëri juaj është forca jonë në Asamble
Nisma në Rrafshin e Dukagjinit përfaqëson transparencën, përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj qytetarëve. Asambleistët tanë janë zëri juaj në vendimmarrje, duke punuar me ndershmëri për interesin e përbashkët. Ne angazhohemi për zhvillim të qëndrueshëm dhe një të ardhme më të drejtë për të gjitha komunat e Dukagjinit.
Qasje e Bazuar te Komuniteti
Zëri juaj drejton vendimet tona
Nisma e ndërton fuqinë e saj nga qytetarët. Ne dëgjojmë shqetësimet tuaja, adresojmë nevojat reale dhe punojmë bashkë për zgjidhje të qëndrueshme. Çdo mendim i juaji ndikon drejtpërdrejt në politikat dhe veprimet tona, sepse besojmë se e ardhmja ndërtohet vetëm në partneritet me komunitetin.

Lidhu me Nismën
Na kontaktoni!
